Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Paul Walker konfirmon lidhjen me aktorin simpatik!

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka tërhequr vëmendjen e fansave kohë pas kohë. Kjo ka ndodhur sepse bukuroshja ka ndjekë hapat e të atit dhe është përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë gjallë kujtimin e tij.

Këtë herë, Meadow përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes, por jo për artin që bën, por me jetën e saj sentimentale. Vetëm disa orë më parë, Meadow konfirmoi me mënyrën  e saj, se është në një lidhje romantike me aktorin simpatik.

Bëhet fjalë për Louis Thornton-Allan i cili është aktori bukurosh që i ka vjedhur zemrën 22-vjeçares. Pak ditë më parë, Louis postoi një foto mjaft të afërt me Meadow, të cilën e shoqëroi me fjalë shumë të dashura.

Shoqja ime e ngushtë.

Kaq mjaftoi për të ngritur dyshime se dyshja është në një lidhje romantike. Ndërkohë, disa orë më parë, Meadow postoi një foto në InstaStory për fansat e saj. Në të, shfaqej ajo dhe Louis vërtet të afërt me njëri-tjetrin. Dyshja dukej shumë e dashuruar teksa e shihnin njëri-tjetrin në sy.

E pra, nuk kanë faj fansat që dyshojnë. Edhe pse askush prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duket se vajza e të ndjerit Paul Walker, Meadow, është në fazën më të mirë të saj teksa po përjeton një histori dashurie me Louis.