Një tjetër detaj interesant mbi serialin që po tërheq shumë publikun, “Squid Game”, ka bërë që të rritet edhe më kurioziteti për ata që nuk e kanë parë ende. Hwang Dong-hyuk, regjisori, skenaristi dhe producenti i “Squid Game” zbuloi një tjetër ‘mister’. Këtë herë thotë se i gjithë filmi është nxitur edhe nga administrimi i Trump, kurse një prej personazheve është frymëzuar në mënyrë direkte nga ai.
Nuk bëhet fjalë për lojtarët, por për një nga personazhet VIP që vinin të shikonin lojën dhe vinin baste mbi lojtarët. Personazhi në fjalë kërkon edhe më shumë, kërkon favore seksuale. Hwang Dong-hyuk shprehet se:
Unë mendoj se Trump i ngjan një prej VIP-ave në lojën me kallamar. Është pothuajse njësoj sikur ai drejtoi një shfaqje lojërash dhe u dha tmerrin njerëzve. Pasi të gjitha këto çështje ndodhën, mendova se ishte koha që ky film të dilte në botë.
Personazhet VIP në shfaqje janë anëtarë anonimë të një shtrese shumë të pasur që shikojnë dhe vënë bast mbi konkursin, në të cilin qindra njerëz me borxhe luajnë fëmijërie, në dukje të thjeshta, por që kush eliminohet, vdes. Seriali flet për disa lojtarë të varfër dhe me probleme ekonomike, që marrin pjesë në disa lojëra vdekjperurëse për të fituar çmimin e madh.
Seriali korean ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin e tij që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk paska qenë fare e thjeshtë. Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. “Squid Game” nuk kishte mjaftueshëm fonde për t’u realizuar, por kur u krijuan kushtet dhe erdhi momenti për të xhiruar, Hwand e përshkruan si një nga vështirësitë më të mëdha të jetës së tij.
“Squid Game” është vlerësuar i përshtatshëm për shikuesit e moshës 15 vjeç e lart dhe Netflix jep një seri paralajmërimesh të përmbajtjes duke përfshirë seksin, dhunën dhe vetëvrasjen. Ata duhet të kenë mbikëqyrjen e prindërve për të vendosur, ashtu siç duhet të bëjnë kur bëhet fjalë për çdo shfaqje që përmban tema të të rriturve që fëmija i tyre dëshiron të shohë.
Rikujtojmë se, së fundmi, Netflix ka treguar se do të redaktojë skenat e këtij seriali, pasi një numër i madh shikuesish kanë filluar të telefonojnë një numër telefoni që shfaqet në serial që në fakt është një numër rastësor që i përket një zonje të thjeshtë nga Koreja e Jugut, e cila thotë se është bombarduar me thirrje dhe mesazhe nga të huajt që nga dita e parë kur u transmetua seriali.