Bota Lifestyle

Nusreti është bërë i famshëm dhe multimilioner, por nëna e tij jeton në kushte të tmerrshme (Video nga takimi)

Biznesmeni dhe kuzhinieri i mirënjohur Nusret Gokçe, i cili u bë i njohur për mënyrën se si ai hidhte kripën në gatimet e tij, është përballur me një “lumë” kritikash nga ndjekësit e tij.

Së fundmi, multimilioneri turk ka postuar në në rrjetin e tij Instagram, një video teksa takon të ëmën pas dy vitesh.

Siç shihet edhe nga pamjet, nëna e tij jeton në një shtëpi të thjeshtë dhe modeste, pavarësisht pasurisë që ka i biri. Kjo duket se nuk i ka shpëtuar ndjekësve të tij në rrjete sociale.

Komentuesit i janë drejtuar Nusretit me pyetje dhe kritika se pse ai nuk i ka blerë mamasë së tij një shtëpi më të madhe dhe luksoze.

Të tjerë kanë kritikuar mënyrën e veshjes së tij. “Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu”

Biznesmeni turk zotëron një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et, me pika në të gjithë botën. Ato njihen për çmimet e shtrenjta ku shumë prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.