Botë e Çuditshme Lifestyle

Një hotel i ri hapet në Milano por jo për njerëzit…

Quhet “La casa del gatto” hoteli i parë për macet dhe është vendi me një menu të personalizuar dhe shumë komoditete, ku macet mund të kalojnë disa ditë në mungesë të njeriut të tyre pa pësuar trauma, në dhoma të ngrohta dhe me ajër të kondicionuar, të rrethuara dhe të përkedhelura, ne nje ambient plot ngjyra, argetim dhe me shumë shtëpi të bukura.

Gjatë qëndrimit të tyre në hotel, macet gëzojnë përfitime relaksuese si terapi muzikore; duket në fakt se muzika klasike është një qetësues i shkëlqyer i stresit për macet, të cilat i duan meloditë e ngadalta dhe relaksuese. Nga një studim i bërë nga shkencëtarët nga Universiteti i Lisbonës, doli se muzika klasike u zbulua se ishte efektive në qetësimin e maces gjatë vizitës tek veterineri dhe madje ndikon në zemrën dhe ritmin e frymëmarrjes.

Për ta bërë atmosferën edhe më të këndshme, ka prani të luleve ”Bach” e cila nxit pushimin dhe relaksimin. Ekzistojnë tre lloje akomodimi: dhoma standarde (për një kotele që jeton vetëm), dhoma dyshe dhe suita. Pronarët më të shqetësuar mund të lidhen me një kamerë në internet për të parë dhe madje të ndërveprojnë me macen e tyre.

Ndër shërbimet ekstra për macet mund të kërkohet marrja dhe dorëzimi në shtëpi, kujdesi, konsultat dhe vizitat veterinare, furnizimi dhe aplikimi i pesticideve. Hoteli vlen të theksojmë se u inagurua në 8 prill në Milano.