Ndahet nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani ndërroi jetë në një spital të Romës. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Xhuvani ka qenë regjisor dhe skenarist i shumë filmave të njohur shqiptarë. Ndërsa e kemi parë edhe në rolin e aktorit në dy filma “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që ngelen pas”.