Gossip Showbiz

Marrëdhënia e tyre në qendër të vëmendjes, ja sesi e ka pritur ish-bashkëshortja e Ben Affleck lidhjen e tij me J.Lo!

Diva e muzikës latine, Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Marrëdhënia mes dyshes së njohur duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck.

Mesa duket lajmi i ribashkimit të tyre ka gëzuar jo vetëm fansat e Lopez dhe Affleck por edhe aktoren Jennifer Garner, ish-bashkëshorten e Ben. Një burim i afërt u shpreh se:

J.Lo e ka aprovimin e Jennifer. Ato janë takuar ndër vite kur janë hasur rrugëve dhe Lopez mendon se ish-bashkëshortja e partnerit të saj është një nënë dhe njeri i mrekulleshëm.

Së fundmi, dyshja e njohur thuhet se janë duke diskutuar për pushimet verore. Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.

Së fundmi është bërë e ditur se miqtë e J.Lo janë duke e shmangur atë. Sipas “Gossip Cop” diva e muzikës pop ka qenë e fiksuar me veten së fundmi. Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood.

51-vjeçarja më daljen e saj rrugëve të Miami-t i ka çmendur të gjithë me trupin e saj super të tonifikuar dhe padyshim shumë seksi. Bëhet e ditur se teksa Jennifer ecte rrugëve me menaxherin e saj Benny Medina, i dashuri i saj, Ben nga ana tjetër ishte duke filmuar një film të ri në Las Vegas.