Gjatë takimit me homologun Kosovar Avdullah Hoti, kryeministri Rama e ka ftuar këtë të fundit për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik. Hoti e ka falënderuar Ramën për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës. Ai ritheksoi se, pavarësisht rrethanave dhe vështirësive qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë axhendën e saj të integrimeve euroatlantike.