Celebrities

Konfirmohet romanca e tyre! Rihanna në një lidhje me reperin e famshëm!

Diva e muzikës pop, Rihanna është tanimë në një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike. Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s. Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Rikujtojmë, se A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe gjithashtu ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes. Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Brown etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.