Horoskopi

Ju prezantojmë me 5 shenjat e Zodiakut që nuk do t’ju ‘kursejnë’ nëse ngatërroheni me ta!

Luftoni shpesh? E urreni të përfshiheni në situata ku ju duhet të nxirrni anën tuaj më të keqe apo ju pëlqen? Epo, një pjesë e madhe e përgjigjes suaj varet nga shenja juaj e zodiakut. Disa njerëz ju pëlqen të qëndrojnë larg telasheve; disa do t’ju ‘sulmojnë’ me fjalët e tyre, dhe të tjerët do t’ju rrahin fizikisht pa ju dridhur qerpiku. Cilit grup i përkisni? Nëse jeni një shpirt paqësor, hidhini një sy listës së shenjave të zodiakut që do t’ju sulmojnë, ose ndoshta mund ta gjeni edhe ju veten mes këtyre ‘dashamirësve të luftës’ dhe telasheve.

Akrepi

Vetëm mendoni për natyrën e akrepave si insekte. Janë të rrezikshëm, të qetë dhe shumë shpesh vdekjeprurës. E njëjta gjë vlen edhe për Akrepët në horoskop. Na besoni; ju doni të qëndroni larg një lufte me një Akrep. Ata nuk janë më agresivët, por nuk harrojnë hakmarrjen edhe nëse kanë kaluar vite nga incidenti. Ata do të kërkojnë hakmarrjen e tyre pavarësisht nga koha, hapësira dhe njerëzit e përfshirë. Ajo që i nxit ata është ndjenja e kritikës dhe gjykimit, të cilat ata i konsiderojnë të padrejta ndaj tyre.

Luani

Luanët janë udhëheqës të lindur, por ata janë edhe luftëtarë të lindur – nëse vëmendja merret prej tyre. Përdorin ofendime dhe nuk ngurrojnë të vijnë pas jush dhe t’ju sulmojnë me egërsi. Nëse ndihen të kërcënuar, ata do të sulmojnë së pari dhe ju nuk do ta dini se çfarë ka ndodhur. Mizoria është karakteristika e tyre kryesore kur ata ndiejnë rrezik që vjen drejt tyre dhe do të mbajnë inat kundër jush për aq kohë sa të zgjasë. Nuk janë të gjitha fjalët dhe ofendimet verbale, ata janë gjithmonë të gatshëm ta kthejnë luftën në një luftë fizike. Pra, jini shumë të kujdesshëm pranë një Luani.

Demi

Cila është shenja më kokëfortë e zodiakut? Demi, natyrisht. Epo, kokëfortësia e tyre mund të shihet edhe në mënyrën se si luftojnë. Edhe nëse e dinë që e kanë gabim, ata nuk do ta pranojnë. Do të ishte gjëja e fundit para gjithçkaje tjetër që ata provojnë. Demi mund të mbulojë dhe fshehë ndjenjat e tyre për ca kohë, por pasi ndjenjat të bëhen shumë intensive, ata do të shpërthejnë tek ju me gjithçka që kanë.

Ujori

Ujorët janë luftëtarë pasivo-agresivë. Ata nuk do të ballafaqohen me ju ballë për ballë, por do ta hedhin gjithë zemërimin e tyre në rrjete sociale duke postuar një meme ose një citim në mënyrë intensive. Gjithashtu, është më e besueshme që ata të nxjerrin inatin mbi dikë tjetër sesa tek personi që i ka zemëruar. Ata kanë mendimin e tyre dhe janë gati ta mbrojnë atë, por nuk do të ballafaqohen drejtpërdrejt me ju. Ata do të gjejnë një mënyrë për t’ju treguar se kanë të drejtë dhe do t’ju ‘mbushin mendjen’ me disa nga filozofitë e tyre.

Shigjetari

Kush mendon se kanë gjithmonë të drejtë? Shigjetari, natyrisht. Prandaj, ata do t’ju luftojnë derisa të mendoni se ata kanë gjithmonë të drejtë. Jo në mënyrë agresive, por më dinake, ata do t’ju tregojnë pse nuk e keni idenë për çfarë po flisni, dhe pas grindjes, do të mendoni se si mund ta humbisni këtë luftë. Ata as nuk do t’ju dëgjojnë nëse nuk i jepni një justifikim racional.