Miliarderi 57-vjeçar, Jeff Bezos, mori vëmendjen e mediave pasi një video e tij dhe të dashurës së tij, Lauren Sanchez teksa po flisnin me aktorin Leonardo DiCaprio u bë virale në rrjet. Në klipin e shkurtër, Sanchez, 51 vjeçe, duket se i bie në sy superyllit të Hollywood-it, duke qëndruar shumë afër teksa i fliste asaj.
https://twitter.com/Variety/status/1457766801786372097
Pas një sërë shakash të bëra për takimin, Bezos postoi në Twitter për të ngacmuar aktorin. Ai shihet tejsa qendron pranë një tabele ku thuhet: “REZIK! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”. Miliarderi e shoqëroi këtë foto me fjalët:
Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka…
Leo, come over here, I want to show you something… @LeoDiCaprio https://t.co/Gt2v9JZTNz pic.twitter.com/KqGLB839NI
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 8, 2021
Postimi i Bezos erdhi si përgjigje ndaj një videoje të shpërndarë nga “Barstool Sports” që tregonte Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në ‘Gala Art+Film LACMA’ në Los Angeles duke folur me DiCaprion. Aty shkruhej me shaka se Leo mund t’i merrte me lehtësi të dashurën miliarderit. Megjithatë duket se Jeff e ka marrë të gjithë situatën me shumë sportivitet dhe humor.
Rikujtojmë se, aktori i njohur amerikan Tom Hanks së fundmi është shprehur se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që kurseu 28 milionë dollarë në vend që t’i bashkohej një udhëtimi disa minutësh në hapësirë. Për këtë gjë ai ndihet shumë i gëzuar që qëndroi pikërisht këtu në Tokë.
Këtë deklaratë e bëri vetë fituesi i ‘Oscar’-it, i ftuar në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live’ ai u shpreh se ka refuzuar ftesën nga Jeff Bezos për t’u bashkuar me një fluturim të ‘Blue Origin’ në hapësirë. Hanks më pas bëri shaka se ata shumë lehtë mund të krijonin një fluturim hapësinor pikërisht në studio. E duke qënë se bëhet fjalë për një fluturim, i cili zgjat vetëm 12 minuta, ai u shpreh i gatshëm se mund ta xhironin shumë thjeshtë edhe nga këtu.