Pjesë e albumit të tij të famshëm “4:44” është kënga “Smile” të cilën reperi Jay-Z ja ka kushtuar mamasë së tij e cila pak kohë më parë zbuloi se është lezbike.
Së fundmi Jay-Z ka dhënë një intervistë për David Letterman në “Netflix” ku ka treguar se u emocionua pa masë kur mamaja i zbuloi lajmin tronditës.
Ai u shpreh se u lumturua kur kuptoi se e ëma më në fund ishte e lirë të jetonte jetën që dëshironte dhe që e kishte gjetur përsëri dashurinë. Ky ka qenë një ndër momentet më të rëndësishme të jetës së tij që e bënë të shpërthejë në lot.
“Në mënyrë që mamaja ime të jetojë një jetë të mirë nuk duhet të fshihet pas diçkaje që nuk është sepse pavarësisht kësaj ajo i mbron fëmijët e saj dhe nuk do t’i turpëronte kurrë ata” -ka përfunduar artisti i famshëm deklaratën e tij.