Bota

Japonia model në reduktimin e dëmit të duhanit, cili eshtë sekreti?

Shitjet e cigareve ranë me 1/3-at brenda 3 viteve, Japonia shtet model për reduktimin e dëmit të duhanit. Por cili është sekreti?

Prezantimi në treg i alternativave pa djegie, janë produkte të cilat mundësojnë imitimin e ritualit të duhanpirjes por duke shmangur djegien e duhanit. Këto pajisje elektronike ngrohin, në vend që të djegin fijen e duhanit, duke reduktuar riskun me 95%, thekson Dr. Hiroya Kumamaru.

Pas shumë vitesh në kërkim të produkteve që zëvendësonin nikotinën si përshembull ngjitëset me nikotinë- ishte hyrja në treg e pajisjeve si IQOS në 2014-ën, çfarë shtyu 30% të japonezëve të hiqnin dorë nga cigaret me djegie. Këtë e konfirmoi mjeku i specializuar për lënien e duhanit dhe zëvendës drejtor i Spitalit Universal AOI në Kawasaki, Dr. Hiroya Kumamaru, një konferencën online për reduktimin e dëmit të duhanit të organizuar nga Frost&Sullivan:

Si përfundim, pasi u provuan një sërë terapish me zëvendësues të nikotinës, nuk pamë sukses. Sidoqoftë, që në 2014-ën, kur tre produktet me ngrohje u hodhën zyrtarisht në tregun japonez, ato kanë mundur të penetrojnë 25% të popullsisën duhanpirëse, duke e bërë këtë produkt një sukses sa i takon reduktimit të cigareve me tym në Japoni, deri në 30% për 3-4 vite

Ideja pas kësaj teknologjie erdhi pas studimesh të shumta të cilat tregonin se ishte djegia në 900 gradë Celcius e cigareve të zakonshme, ajo çfarë çliron bashkë me tymin 7 mijë përbërës kimikë, nga të cilët 100 është treguar se mund të shkaktojnë dëme serioze. Prandaj pajisjet pa djegie ngrohin dhe nuk bëjne tym.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Barnave dhe Ushqimit autorizoi marketimin e IQOS si një produkt me risk të modifikuar në 7 korrik të 2020-ës. Ky vendim u mor pasi studime shkencore treguan se kalimi nga cigaret me djegie në sistemin IQOS redukton në masë të madhe ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Duke qenë ndër shtetet e para që e përqafoi këtë pajisje, Japonia ka treguar se këto alternativa janë të suksesshme kur mbështeten edhe nga legjislacioni. Dhe ndonëse këshilla e ekspertëve të shëndetit mbetet gjithmonë e njëjta: se duhani duhet lënë përfundimisht, duket se për miliarda të rriturit nëpër botë që zgjedhin të vazhdojnë, alternativat pa djegie mbeten një zgjidhje.