Sport

Itali perfekte, kualifikohet me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar!

Italia është e para që kualifikohet për më tej ne Euro 2020 me 9 pikë të plota, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Ndeshja u vendos nga goli i Pessina në pjesën e parë. Në të dytën Italia nuk u lodh shumë, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve të Uellsit. Italia regjistroi fitoren e 11 radhazi, 1000 minuta pa pësuar gol.

Në ndeshjen tjetër, Zvicra fitoi 3-1 ndaj Turqisë. Helvetët kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë me një gol të bukur të Haris Seferovic. Xherdan Shaqiri ka realizuar golin e dytë për Zvicrën dhe çfarë goli.

Në pjesën e dytë, turqit ngushtojnë fillimisht me Kahcevi, por është Shaqiri që shënon golin e tretë, duke mos u dhënë mundësi rivalëve të marrin një pikë. Gjithsesi, Zvicra do të kualifikohet si vend i tretë vetëm për shkak të golaverazhit më të dobët se Uellsi, që merr mban vendin e dytë.