Showbiz

George Clooney del kundra medias për të mbrojtur Meghan Markle

Aktori i famshëm hollivudian George Clooney së fundmi ka dhënë një intervistë për “Good Morning Britain” ku ka folur mbi mënyrën se si Meghan Markle dhe Princ Harry po trajtohen nga media.

Ai është një mik i ngushtë i çiftit mbretëror i cili ka qenë edhe i fituari special në dasmën e tyre. Sipas George, gazetarët po bëjnë një padrejtësi të madhe mbi mënyrën se si e pasqyrojnë Dukeshën e Sussex-it në media.

“E kamë vënë re që media, kryesisht ajo britanike i është kthyer kundër shumë herë dhe për arsye qesharake. Meghan është një vajzë e mrekullueshme dhe po e përballon me shumë pozitivitet këtë situatë” ,-u shpreh ai.