Celebrities Showbiz

Gabrielle Union kujton incidentin më të tmerrshëm që i ka ndodhur…

Aktorja amerikane Gabrielle Union, kohët e fundit kujtoi një përvojë të tmerrshme që ajo kishte përjetuar kur shkoi me miqtë e saj në Kroaci në vitin 2019. Aktorja tha për “People” se ajo dhe miqtë e saj shkuan atje për të rikujtuar serialin ikonik “Game of Thrones”. Në fillim, gjithçka po shkonte mirë, por gjërat shpejt morën një rrjedhë tjetër kur ndaluan për të marrë pije në një bar. Gabrielle tha:

Ne mendonim se ishte një bar homoseksualësh.

Union shpejt kuptoi se ata ishin të rrethuar nga ligjet e Jim Crow dhe menjëherë filluan t’i frikësonin  dhe gjërat u bënë aq keq saqë ata i ndoqën  për shumë gjatë derisa u larguan. Ajo shprehet se:

Unë kurrë nuk kam përjetuar atë nivel të urrejtjes dhe kërcënimit të dhunës fizike. Ishte një tronditje e madhe për ne. Frika dhe adrenalina nga ajo që ndodhi na la të gjithëve të mpirë. Ka shumë njerëz agresivë që sulmojnë. Kjo është ajo që përjetojnë njerëzit me ngjyrë në këtë vend. Ne mendojmë se nuk jemi racistë por në fakt jemi. Dhe kjo është shumë zhgënjyese. Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë dhunën që vjen me racizmin.

Union foli më shumë për përvojën që ka kaluar në librin e saj “You Got Anything Stronger?”. Libri doli në shitje së fundmi dhe tashmë duket nga titulli se do të jetë një libër që do t’ju pëlqejë.