Gossip Showbiz

“Është e cekët…”/Vëllai i Meghan Markle kritikon publikisht të motrën!

Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllai i Meghan Markle, është bërë tanimë pjesë e “Big Brother VIP Austraila” dhe dramat sapo kanë filluar. 55-vjeçari e quan Dukeshën e Sussex-it “të cekët” në trailerin e parë të reality show-t, ku ai është një nga 12 konkurrentët e “famshëm”.

Thomas e përshkruan veten si “vëllai më i madh” në teaserin e publikuar në Twitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.

I thashë Princit Harry:

Unë mendoj se ajo do të të shkatërrojë jetën. Ajo është shumë e cekët.

Përpara dasmës mbretërore të çiftit në maj të 2018-ës, Thomas i dërgoi një letër të ashpër të shkruar me dorë Harry-t, në të cilën ai e paralajmëroi princin se “nuk ishte vonë” të kthehej prapa. Ai gjithashtu shkroi se Meghan “pa dyshim nuk ishte gruaja e duhur për të” dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.

Në “Big Brother VIP” nuk është hera e parë ku Thomas ka përdorur emrin dhe statusin e motrës së tij për famë. Në vitin 2019, ai u bë pjesë e një reklame birre, së bashku me një vajzë që ngjante si Meghan. Së fundmi, rikujtojmë se babai i Meghan Markle është përpjekur t’i jap fund marrëdhënieve jo të mira mes tyre duke i dërguar lule bijës së tij në ditëlindjen e saj të 40-të. Thomas Markle tha se ai i dërgoi Dukeshës së Sussex-it një duzinë me trëndafila të kuq, me dy trëndafila të verdhë në mes për të simbolizuar atë dhe dy fëmijët e Princit Harry, Archie dhe Lilibet. 

Gjithashtu me rastin e 40 vjetorit të saj të lindjes, nuk munguan urimet për Meghan-in as nga Familja Mbretërore. Llogaria zyrtare në “Instagram”, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që publikoi në Instagram dhe Twitter një postim, duke ndarë tri fotografi të Meghanit së bashku me mesazhin…