Showbiz

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran, flet për herë të parë për akuzat e stafit të saj

U tha se ajo hoqi dorë nga drejtimi i “The Ellen Show” por duket se është rikthyer dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë.

Ditën e kaluar nisi sezoni i 18-të i “The Ellen Show” dhe moderatorja mbajti një fjalim të gjatë duke folur për herë të parë për akuzat e stafit të saj.

Gjatë gjithë verës një investigim i gjatë nisi mbi 62-vjeçaren pasi një pjesë e mirë e stafit të saj u ankuan për një ambient toksik pune, bullizëm, diskriminim dhe ngacmime seksuale.

Pasi u shfaq për herë të parë në ekran pas këtyre ngjarjeve, Ellen premtoi se do të përpiqet të jetë një shefe e mirë. Ajo theksoi se është njeri si gjithë të tjerët dhe nuk është e lehtë të jesh shefja e 270 punonjësve.

“Të njihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jam personi që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera. Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punoj shumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua të përmirësohem.” -tha ajo ndër të tjera.

Për më tepër ndiqni fjalimin e plotë të Ellen.