Aktorja e njohur Sandra Bullock ka zbuluar së fundmi filmin për të cilin është penduar që ka marrë pjesë. Gjatë një interviste së bashku me aktorin e Daniel Radcliffe për ‘TooFab’, dyshja u pyet nëse kishte ndonjë film që ata fillimisht kishin “turp” ta bënin, por pranuan pasi panë reagimin e fansave. Bullock ndërkaq u shpreh se:
Unë kam një dhe jam ende e turpëruar që mora pjesë, quhet ‘Speed 2’. E kam shprehur dhe më herët mospëlqimin tim. Nuk kishte kuptim. Kjo është ajo që do të doja të mos e kisha bërë dhe asnjë fans që njoh unë, përveç teje,”-shtoi ajo, duke iu referuar intervistuesit, i cili tha se i pëlqente ta shikonte filmin si adoleshent.
“Më duket sikur kishte edhe një lloj dashurie kulti,”-ndërhyri Radcliffe, për të cilën Bullock u shpreh: “Shumë i qetë! Si pesë veta. Ai dhe katër 12-vjeçarët e tjerë që po shikonin varkën e ngadaltë që shkonte drejt ishullit.”
Filmi i vitit 1997, në të cilin Bullock luajti së bashku me Jason Patric, tregon historinë e Annie (Bullock) dhe të dashurit të saj duke u përpjekur të ndalojnë një anije lundrimi në Karaibe me të cilën po kalonin pushimet nga përplasja me një çisternë nafte. Keanu Reeves luajti me Bullock në filmin origjinal të 1994, por refuzoi të ripërsëriste rolin e tij si Jack Traven për vazhdimin.
Ndërkaq, Sandra ka konfirmuar së fundmi për “ET” se do të shkëputet pak nga karriera e saj si aktore të paktën tani për tani. Sipas “ET”, aktorja nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje, por thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi.
Sandra Bullock ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeçe.
Unë e marr punën time shumë seriozisht kur jam në punë dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me foshnjat e mia dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë.