Film & Tv

E keni menduar ndonjëherë sesa paguhen aktorët e “Game of Thrones”?! Ja shumat marramendëse që kanë fituar…

Ai është seriali që ka fiksuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe padyshim që edhe ju e mendoni se po flasim për serialin më të vlerësuar të “HBO”, “Game of Thrones”. Suksesi dhe shikueshmëria e madhe e kanë kthyer atë në një fenomen dhe si i tillë padiskutim që ka shumë benefite.

E keni menduar ndonjëherë sesa paguhen aktorët dhe protagonistët e serialit që ka thyer rekorde?! Yjet e “Game of Thrones”, kanë grumbulluar shuma marramendëse, ku listën e kryeson Sean Bean.

Ndërkaq, hidhini një sy shumave marramendëse që kanë fituar personazhet e famshëm të këtij seriali:

Gwendoline Christie – 4,4 milionë euro.

Maisie Williams – 5,1 milionë euro.

Natalie Dormer – 5,1 milionë euro.

Sophie Turner – 6,7 milionë euro.

Alfie Allen – 6,7 milionë euro.

Lena Headey – 7,5 milionë euro.

Kit Harington – 10 milionë euro.

Emilia Clarke – 10,9 milionë euro.

Jason Momoa – 11,8 milionë euro.

Peter Dinklage – 12,6 milionë euro.

Nikolaj Coster-Waldau – 13,4 milionë euro.

Sean Bean – 22,7 milionë euro.

Rikujtojmë se “Game of Thrones”, do të nisë xhirimet së shpejti. Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së “HBO” dhe “HBO Max”, Casey Bloys gjatë një paneli TCA. Televizioni ka blerë 10 episode të “Spinoff”. Në serial do të përshkruhen tregimet e mbretërve “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”.