Celebrities Gossip Music Showbiz

E ka seriozisht?! Doja Cat tallet me fansat të cilët kanë vlerësuar albumet e saj më të suksesshme!

Albumet “Hot Pink” i 2019-ës dhe “Planet Her” i 2021-shi rezultuan super të suksesshme për këngëtaren Doja Cat. Megjithatë, duket se ylli i muzikës nuk mendon kështu. Fituesja e Grammy-t, së fundmi na bëri të qartë se nuk mund të ishte më e pakënaqur nga projektet e saj, kaq të vlerësuara nga të gjithë. Krijuesja e hitit “Woman” shkroi në Twitter se:

“Planet Her’ dhe ‘Hot Pink’ ishin thjesht për të marrë disa para dhe ju e besuat. Tani mund të shkoj të zhdukem diku me të dashurit e mi në një ishull, ndërsa do ju qani për muzikën mediokër.

Edhe pse tha se do të hiqte dorë nga muzika, Doja Cat premtoi se albumi i saj i ri, që titullohet ‘First of All’ do të ketë kulturën e muzikës ‘tekno’, ndërkohë që më vonë u shpreh se do të rikthehej në rrymën e saj karakterizuese ‘rap’. Rikujtojmë, se së fundmi Doja Cat la një intervistuese të hutuar ndërsa ajo mjaullinte përmes një bisede në tapetin e kuq në Met Gala 2023 të hënën mbrëma në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.

Reperja 27-vjeçe, ishte e veshur si Choupette e famshme e ikonës së Chanel-it, Karl Lagerfeld, e përkëdhelur, teksa pozonte me një fustan të bardhë vezullues, të kompletuar me veshë maceje. Teksa ecte në tapetin e kuq, ajo u ndalua nga gazetarja e TikTok, Emma Chamberlain, e cila vazhdoi t’i bënte një sërë pyetjesh, por ajo u përgjigj me asgjë tjetër përveç mjaullimave.