Aq sa njerëz të ndryshëm ka, aq ka edhe shtëpi të ndryshme. Në shtetin Ilinois të SHBA-së ekziston një “shtëpi e ngushtë”, e cila është shitur për 260.000 dollarë.
Në rrjetet sociale kjo shtëpi është bërë shumë e popullarizuar. E njohur si “Shtëpia pite”, ajo ka dy dhoma gjumi, dy banja dhe bodrumin. Emrin “pite” e ka marrë për shkak se forma e saj rikujton një copë të prerë piteje amerikane.
Është shumë e popullarizuar në pjesën veriore të Chicago-s dhe vendësit të gjithë e dinë se ku gjendet dhe si duket. Edhe pse në pamje të jashtme duket se nuk ka rehati, hapësirat e brendshme të kësaj shtëpie kanë madhësi normale aq sa për tu ndierë mjaftueshëm komod.
Ndërkohë ju rikujtojmë edhe disa nga godinat më të çuditshme të banimit në botë.