Celebrities

Çmimet “Oscar”, nuk do të ketë “Zoom”, dhe as xhinse në ceremoni

Të nominuarit për çmimet Oscar të këtij viti janë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ceremoni përmes aplikacionit “Zoom”. Do të jenë të pranishëm online vetëm disa prej kandidatëve, në mënyrë që shfaqja të jetë më intime thonë producentët e ceremonisë në një letër dërguar të nominuarëve.

Gjithashtu u kërkohet të kandiduarëve që të mos vishen “casual” si në shtëpi, një tjetër ndryshim në dallim nga ceremonitë e tjera, ku disa fitues kanë pranuar çmimet të veshur si në përditshmëri.

Kjo ceremoni nuk do të vazhdojë traditën e këtij viti të ndarjes së çmimeve Golden Globes edhe Emmys, ku fituesit kanë pranuar çmimet përmes aplikacioneve online, si masë sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet më 25 prill në Los Angelos.