Celebrities Music

Billie Eilish nuk njeh kufij, ajo do të jetë pjesë e një projekti të ri krejtësisht ndryshe!

Billie Eilish do të performojë si Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ në koncertin e ardhshëm të Danny Elfman në Los Angeles. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ do të ngjitet në skenë në stadiumin e  ‘Banc of California’ në Los Anxhelos më 29 tetor për të interpretuar Këngën e Sally nga klasiku i ‘stop-motion’-i i vitit 1993.

Kompozitori Danny njoftoi në Twitter se:

Unë jam absolutisht i emocionuar që Billie do të bashkohet me ekuipazhin tonë! Kjo do të jetë një kënaqësi e vërtetë!

Ngjarja e Halloween-it do të shohë gjithashtu Weird Al Yankovic si Lock dhe Ken Page do të kthehen si Oogie Boogie.

Billie u pa duke u takuar me producentin e filmit, Tim Burton, në një festë të ‘Grammy’-t në muajin janar të vitit të kaluar. Filmi u bazua në një poezi dhe histori të shkruar nga Burton, dhe vazhdoi të fitonte 91.5 milionë dollarë në arkë kundrejt një buxheti prej 24 milionë dollarësh. Duke u bërë i njohur gjatë viteve, filmi është ribotuar nga ‘Walt Disney Pictures’ shumë herë.

Rikujtojmë se ajo gjithmonë është në botën e saj dhe di si t’i mahnisë të gjithë fansat e saj. Billie Eilish është në qendër të vëmendjes për çdo veprim të sajin. Në premierën e filmit ‘No Time To Die’, ajo zbuloi një tatuazh të ri në dorën e saj. Fituesja 19-vjeçare e Grammy tregoi rastësisht ndërsa po ecte në tapetin e kuq me vëllain e saj më të madh, Finneas, në Royal Albert Hall, ku festuan edhe për këngën e Bond që ata krijuan për filmin.

Tatuazhi i saj i fundit tregoi dy zana të vogla të ulura pranë së bashku me krahë masivë të gdhendur në cepin e dorës së saj të majtë. Ky besohet të jetë një tatuazh i bërë së fundmi pasi gjatë performancës së saj në ‘Governors Ball’  ku ajo arriti që t’i mahniste të gjithë, nuk e kishte një tatuazh të tillë.