CEO i kompanisë “Tesla”, Elon Musk së fundmi ka blerë një pjesë të madhe të aksioneve në rrjetin social Twitter, duke e bërë atë aksioner kryesor. Si rrjedhojë aksionet e Twitter u rritën me 25%. Bazuar në çmimin aktual aksionet e Musk kapin vlerën e rreth 2.89 miliardë dollarë (2.6 miliardë euro).
Elon Musk ka pyetur përdoruesit e rrjetit social Twitter nëse duan që të shtohet një opsion editimi ose më saktë ndryshimi në platformë. Në lidhje me këtë ai bëri një pyetje nëpërmjet një postimi ku kishte shkruar:
Dëshironi një opsion editimi?
Do you want an edit button?
— Elon Musk (@elonmusk) April 5, 2022
Ndërkohë që pas postimit të Elon Musk edhe shefi ekzekutiv i rrjetit social Twitter, Parag Agrawal, i bëri retweet dhe iu bëri thirrje njerëzve të “votojnë me kujdes” pasi pasojat do të jenë shumë të rëndësishme. Musk është një nga përdoruesit më të rregullt të Twitter-it me më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ai tha se po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të medieve sociale.
Në fund të muajit të kaluar, Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma mediale sociale inkurajon fjalën e lirë, ku edhe u shpreh:
Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi? A nevojitet një platformë e re?
Gjithashtu në një marrëveshje të vitit 2018 me Komisionin e Letrave me Vlerë kërkon që Musk të marrë miratimin paraprak nga drejtuesit e tjerë të Tesla-s përpara se të publikojë postime në Twitter për kompaninë. Pasi Musk pyeti ndjekësit e tij në Twitter në nëntor nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla, kompania e automjeteve elektrike mori një thirrje nga SEC sepse pyetja e sondazhit shkaktoi një shitje të aksioneve të cilën CEO e ka quajtur “ngacmim”.