Aktualitet

KQZ: Deri në 15:00, votuan 38.36% e qytetarëve shqiptarë

Deri në orën 15:00 zyrtarisht kanë votuar 38.36% e qytetarëve me të drejtë vote sot në zgjedhjet parlamentare. Këto janë të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i referohen raportimeve nga 2 mijë e 377 qendra votimi nga gjithsej 5 mijë e 199.

Referuar grafikëve të KQZ-së, Dibra me 43.72%, Tirana 43.17 dhe Elbasani me 40.78 janë qarqet me pjesëmarrjen më të lartë. Më të ultën, 28% e ka Vlora.

Më herët, aplikacioni i KQZ-së me të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime u hakerua për rreth dy orë duke sjellë vonesë në përditësimin e të dhënave të numrit të votuesve.