Aktualitet

Përmbytje dhe në paraburgimin e Durrësit, të burgosurit ‘VIP’ zhvendosen në katin e dytë të institucionit!

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë kaos në vend nga veriu në jug. Në qarkun e Durrësit ka përmbytje masive të rrugëve kryesore si dhe të ndërtesave kryesisht të bodrumeve të pallateve.

Sakaq, përmbytje ka pasur dhe në katin e parë në godinën e burgut ku për pasojë ka pasur spostim të të burgosurve në katin e dytë. Në këtë qendër paraburgimi, të izoluar mbahen kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe ish-deputeti Jurgis Çyrbja.

Prefekti i Durrësit Emilijan Jani tha se kati i parë ndodhet nën kuotë dhe se ky është një problem i mbartur duke theksuar nevojën për investime.