23796 Top Albania Radio
Kush e vrau Jackson?

Ne vigjilje te nje vjetorit te vdekjes se Mbretit te Pop-it, Babai i Michael Jackson, Joe, fajëson bashkëshorten për humbjen e djalit të tij. Ai është i bindur se nëse Katherine do ta kishte mendjen, dhe do te ishte aty per Michael, ai do te ishte ne mes tone.
“Katherine u duk e perhumbur dhe tejet e mërzitur kur ai vdiq. Sidoqofte unë as qe e përqafova sepse nuk doja të qaja me të. Mbaj mend ti kem thene: ‘Nëse do të më dëgjoje, Michael do të jetonte sot’. Unë sa herë qëndroja përballë saj e kuptoja që diçka nuk është në rregull. Nuk mund t’i përmbaja dot ndjenjat. Katherine nuk thoshte asgjë.. Nëse ajo do të kishte bëre çfarë une i kisha kerkuar, Michael do të jetonte sot. Mund te kishin shkuar gjerat ndryshe” shkruhet ne intervisten e tij per News of the World.
Joe shtoi se ai nuk derdhi lot për vdekjen e djalit të tij. Ai vazhdon ende te jete konfuz dhe i sfrustruar nga menyra si shkuan gjerat. Gjithashtu ai ka thene ne interviste se eshte penduar qe nuk mundi te ndahej nga i biri duke i thene se sa shume e donte.
Po tani, fundja, nuk vlen asgje.