Bekam: Nuk festoj nëse i shënoj gol Mançesterit

Ylli britanik i Milanit, Dejvid Bekham, ka deklaruar se nuk do të gëzohej, në rast se do të shënonte gol, ai ose skuadra, kundër Mançester Junajtid-it, në Ligën e Kampioneve. Këtë vendim, siç tha Bekham e merr për të respektuar klubin që e bëri të famshëm dhe për tifozët e tij.