Al Kaeda kërcënon sërish

Celula jemenase e Al Kaedas kërcënoi sërish sot, duke bërë thirrje për xhihad në gadishullin arabik, kundër të krishterëve dhe hebrejve. Nuk ka rrugë tjetër daljeje nga kjo gjendje, veç luftës së shenjtë, deklaroi drejtuesi i celulës Said Al-Shehri. Ai deklaroi gjithashtu, se objektiv i Al Kaedës në gadishull është vënia nën kontroll e ngushticës së Bab El Mandebit, në gjirin e Adenit.