INSTAT: Fillimi i vitit është shoqëruar më një rritje të çmimeve

Fillimi i këtij viti është shoqëruar më një rritje të ndjeshme, të çmimeve. Janari, sipas raportimeve më të fundit të INSTAT-it, edhe pa u llogaritur rritja e çmimit te energjise elektrike, ka regjistruar një normë inflacioni 3,6%. Kjo shifër është shumë afër objektivit të Bankës së Shqipërisë, që është 4%.