Mesiç: Çështja e kufijve në Ballkan është zgjidhur përfundimisht

Presidenti kroat në largim, Stipe Mesiç, në një intervistë për BBC-në tha se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur. Sipas tij, Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me të. Ndërkaq, duke folur për Bosnjën, Mesiç tha se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republikës së Serbëve të Bosnjes.