SHBA dhe BE, të gatshme për sanksione të reja kundër Iranit

SHBA-të dhe BE-ja janë shprehur të gatshme për të ngulur këmbë, për sanksione të reja ndaj Teheranit. Lajmi është dhënë nga sekretari ameirkan i mbrojtjes Robert Gejts, që është takuar orët e fundit, me disa kolegë të tij europiane, rreth qëndrimeve iraniane, kundër presionit ndërkombëtar për heqje dorë nga programet bërthamore. Ndërkaq, lideri shpirtëror iranian, Ali Khamenei, ka deklaruar se më 11 janar, vendi i tij do t'i rregullojë hesapet me Perëndimin dhe opozitën e brendëshme. Sipas tij, në përvjetorin e rënies së shahut, Irani do t'i japë një shkelm arrogancës së Perëndimit, madje do ta habisë atë.